Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD kërkon komision hetimor për 25 Prillin, Basha: Buka dhe tre prioritetet e PD-së

16:43 / September 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha grupi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mes debatit dhe çarjes së bazës për shkak të përjashtimit të Sali Berishës, situata brenda PD-së nuk është aspak e qetë. Megjithatë Lulzim Basha është fokusuar në strategjinë kundër qeverisë duke mos i hedhur, sikur tha ai pak ditë më parë, “benzinë zjarrit” të konfliktit brenda shtëpisë.

Pika e parë në të cilën u ndal lideri demokrat ishte rritja e çmimit të bukës. Hapi i parë që do të ndërmarrë opozita është kërkesa për uljen e TVSH-së për produktet e shportës. “Situata ekonomike është shumë e rendë.

Rritja e çmimeve ka bërë që shumica e familjeve të mos përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSH-së për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare” tha ai.

Beteja politike kundër qeverisë nis me ngritjen e tre komisioneve parlamentare. Kryedemokrati nuk heq dorë nga ajo që e cilëson “masakër zgjedhore” e 25 prillit duke kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor. Komisioni i dytë që opozita kërkon është për cështjen Becchetti dhe i treti për inceneratorët.

“1-Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, qe u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR. Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës.

2- Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.  

3-Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori” deklaroi Basha.

Në mbledhjen e kaluar, Lulzim Basha ngriti një strukturë të re për denoncimet e qytetarëve, të cilën ia besoi deputetit Ervin Salianji. Në vazhdim pritet që të ketë hapa të tjerë konkretë nga opozita mbi strategjinë kundër qeverisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jo në emrin tim”- Protestuesit mbushin sheshe e rrugë në Prishtinë, kundërshtojnë vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK

22:30 / September 18, 2026

Grabitet shtëpia e Kardinalit Ernest Simoni në Firence, hajdutët marrin sende me vlerë dhe 30 mijë euro

20:40 / September 18, 2026

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026

“Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet”/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

15:13 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.