Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

KPA përjashton nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Arben Vrioni

20:22 / September 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arben Vrioni
RIVLERESIMI I VRIONI NE KPK - Gjyqtari i Gjykates se Apelit Durres, Arben Vrioni, duke hyre ne nje seance e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me te. Vrioni po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vetingut, i cili do te hetoje aftesite profesionale dhe pasurine e tij. /r/n/r/nREVALUATION OF VRIONI AT IQC - Durres Court of Appeal Judge, Arben Vrioni, enters a session of the Independent Qualification Commission, IQC. Zeka is undergoing the process of revaluation, also known as vetting process, that will investigate the assets, background and personal skills.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën të rrëzojë ankimin e gjyqtarit të Apelit Durrës, Arben Vrioni, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e shkarkoi atë për problemet me pasurinë. Kolegji e shpalli vendimin të hënën gjatë një seance publike online.

Kryesuesja e Kolegjit, Rezarta Schuetz sqaroi se ankimi i Vrionit u kalua me anë të një vendimi të ndërmjetëm për t’u shqyrtuar në seancë publike, me qëllim korrigjimin e gabimit të KPK-së, konkretisht të mungesës së nënshkrimit të vendimit nga një prej anëtarëve të trupit gjykues

Arben Vrioni u shkarkua nga detyra më 22 nëntor 2019, pasi Komisioni konkludoi se subjekti kishte mungesë burimesh financiare të ligjshme për pasuritë dhe shpenzimet, si dhe për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm.

Duke iu referuar vendimit të Komisionit, Schuetz vërejti se subjekti ishte gjetur në shkallën e parë me mungesë burimesh për pasurinë; se kishte dyshime të arsyeshme se nuk ka deklaruar vlerën reale të një mjeti duke kryer në mënyrë indirekte fshehje të pasurisë; si dhe dyshime për veprime fiktive në marrjen e një huaje me qëllim mbulimin e shpenzimeve të studimeve të vajzës jashtë shtetit.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar nqë KPA më 15 shtator, Vrioni dhe avokati i tij, Sokol Hazizaj kërkuan që Kolegji të shpallte pavlefshmëri të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkak të shkeljeve procedurale. Kjo kërkesë nuk u pranua nga Kolegji, ndërkohë që Vrioni dhe Hazizaj parashtruan si kërkesë kryesore çeljen e hetimit dhe konfirmimin në detyrë të gjyqtarit.

Vrioni kundërshtoi konkluzionin e KPK për pasurinë dhe këmbënguli se pasuria e tij ishte e ligjshme. Ai i konsideroi të gabuara edhe gjetjet e tjera të KPK-së.

Schuetz renditi në fund të seancës për shpalljen e vendimit konkluzionet e Kolegjit. Sipas saj, subjekti ka mungesë burimesh financiare për një apartament me sipërfaqe 157 m2 në Elbasan; si dhe për krijimin e pasurive e të kursimeve dhe kryerjen e shpenzimeve gjatë periudhës 2005-2009.

Megjithëse Kolegji i ka gjetur të bazuara një pjesë të shkaqeve të ankimit të Vrionit, ato janë konsideruar të pamjaftueshme për të ndryshuar vendimin e KPK-së. Schuetz përfundoi se KPA ka vendosur të lërë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Arben Vrioni. BIRN

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026

“Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet”/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

15:13 / September 18, 2026

Pagat e magjistratëve/ Rama fton në tryezë përfaqësuesit e gjyqësorit: Për një zgjidhje të qëndrueshme afatgjatë

12:02 / September 18, 2026

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Peleshi lexon deklaratën në Kuvend: Lufta e UÇK-së ishte lufta e një populli për çlirim

15:21 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.