Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Këngëtari R Kelly shpallet fajtor, do të vuajë dekada pas hekurave të burgut

22:45 / September 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kelly
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtari amerikan R Kelly është shpallur fajtor për drejtimin e një skeme shfrytëzimi të famës së tij për të abuzuar seksualisht gra dhe fëmijë gjatë dy dekadave të fundit.

Njëmbëdhjetë akuzues, mes tyre nëntë gra dhe dy burra, morën pjesë në aktakuzën e shpallur gjatë gjyqit intensiv gjashtëjavor dhe ishin aty për të përshkruar poshtërimin dhe dhunën seksuale nga duart e tij.

Pas dy ditësh diskutimi, juria e shpalli Kelly fajtore për të gjitha akuzat me të cilat ai përballej.

Ai do të dënohet më 4 maj dhe do të përballet me dekada pas hekurave.

Prokurorët akuzuan Kelly, emri i plotë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, se ka përdorur famën dhe pasurinë e tij për të joshur viktimat me premtime për të ndihmuar në karrierën e tyre muzikore.

Disa nga viktimat e tij dëshmuan se ishin të mitur kur ai abuzoi seksualisht me ta.

“Në vitin 1998, R Kelly drejtoi një rrjet që rekrutonte dhe stërviste vajzat e reja që të bënin seks me të, duke i mbyllur në dhomat e hotelit kur ai ishte në turne dhe duke u kërkuar atyre që të “ulnin kokën” dhe ta thërrisnin “papi” (“babi”). Këngëtari akuzohet për abuzim me gjashtë gra, përfshirë të mitura”, thuhet në aktakuzë.

R Kelly gjithashtu u shpall fajtor për shkeljen e aktit Mann, një ligj i cili ndalon trafikun seksual ndërshtetëror.

Ndërsa verdikti u lexua në gjykatë, Kelly ndodhej në sallë. Shprehja e tij e fytyrës u fsheh nga një maskë që iu kërkua të mbante për shkak të rregullave të pandemisë.

Vendimi vjen 13 vjet pasi Kelly u lirua nga akuzat për por.nografi të fëmijëve pas një gjyqi në shtetin e Illinois.

Shumë nga akuzat u paraqitën për herë të parë në dokumentarin e vitit 2019, Surviving R Kelly.

Ata që sot janë akuzues, në vite u përzgjodhën gjatë organizimit të koncerteve, ose u joshën të bashkoheshin me të pasi iu ofrua ndihmë në karrierën e tyre të re muzikore pas takimeve me këngëtarin.

Por pasi iu bashkuan grupit të tij, ata zbuluan se duhet t’iu nënshtroheshin rregullave të rrepta dhe ndëshkoheshin në mënyrë agresive nëse shkelnin atë që ekipi i R Kelly e kishte quajtur “Rregullat e Robit”.

R Kelly është fituesi i tre çmimeve Grammy. Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij. 

fajtor kelly shpallet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.