Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Afganët në Shqipëri, Rama: Europa s’e mori veten, vuan nga politikat e refuzimit për të hapur dyert

08:48 / September 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një intervistë për BBC kryeministri Edi Rama ka folur për strehimin e refugjatëve në Shqipëri. Duke u ndalur tek refuzimi i shumë shteteve europiane për të ndërmarrë një hap të tillë, Rama u shpreh se që pas krizës së madhe të refugjatëve disa vite më parë Europa nuk e ka marrë ende vete moralisht dhe strategjikisht.

“Unë mund ta them, dhe është e sigurt të thuhet se që pas krizës së madhe të refugjatëve disa vjet më parë, Europa nuk e mori veten. Nuk e mori veten moralisht dhe strategjikisht dhe akoma vuan nga politikat e refuzimit për të hapur dyert”, shprehet kryeministri Edi Rama.

BBC pyeti edhe një shqiptar të Kosovës të vendosur në Shëngjin për të pushuar disa ditë në të njëjtin ambient ku janë strehuar edhe afganët. Ai kujton kohën e luftës ku bashkë me shumë të tjerë iu desh të linin shtëpinë e tyre.

“Më vjen keq për ta sepse ne kemi qenë në vendin e tyre, kur na u desh të linim shtëpitë tona. Të jesh larg nga shtëpia dhe të dashurit e tu është shumë e vështirë. Unë isha një fëmijë I vogël në atë kohë dhe kur shoh fëmijët të vrapojnë këtu më vjen vërtet keq për ta”, shprehet ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.