Ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha, ka njoftuar mbajtjen e Foltores së radhës në Durrës.
“Ditën e mërkurë më datën 29 shtator në ora 18:00 në sallën e Pallatit të Kulturës ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Durrësit të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!”, shkruan ai.
