Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bylykbashi “thumbon” Bashën: Atje nuk ka rëndësi çfarë mendon “i pari”, vendimet janë kolegjiale

10:38 / September 28, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
me bashen 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka bërë një postim në rrjetin e tij social facebook, ku duket qartë se thumbon kryedemokratin Lulzim Basha, prsa i përket fjalës së lirë apo rebelimit brenda partisë.

Bylykbashi për të bërë një paralelizëm me atë çfarë po ndodh në PD sjell një shembull të partisë në pushtet në Britani, ku deputetët e saj janë revoltuar dhe kjo nuk do të silltë përjashtimin e tyre nga partia por do të ndryshonte politikat e lidershipit.

Më tej ai thekson se atje nuk ka rëndësi çfarë mendon “i pari”, dhe shton se pa u reformuar dhe pa u demokratizuar partitë politika në brendësi, nuk ka rëndësi fare ndërrimi i sistemit zgjedhor.

Postimi i Plotë nga deputeti i PD, Oerd Bylykbashi

Demokraci e largët
Në Britani, një grup deputetësh rebelë të Partisë Konservatore në qeveri kundërshtuan para disa muajsh planin e qeverisë së Boris Johnson për të ulur ndihmën e huaj për vendet e treta. Ata kërcënuan me një votim në parlament për këtë çështje kundër qeverisë së vet. Deputetët rebelë përfshinin katër ish-ministra britanikë dhe drejtuesit e tetë komisioneve të rëndësishme parlamentare. Pra këta rebelët kundër qeverisë së vet ishin figura më këllqe në partinë në pushtet.
Ky fakt bëri lajm në Britani. Por për ne lajm do të ishte diçka tjetër: rebelimi brenda partisë në pushtet ndaj lidershipit. Apo thjesht rebelimi brenda partisë. Ky rebelim në Britani nuk sjell si pasojë largimin e deputetëve rebelë, por ka më shumë shanse që lidershipi të ndryshojë politikën e tij. Pra atje nuk mjafton çfarë mendon “i pari”, “i madhi fare” apo “i gjati”, por duhet kolegjialitet më i madh brenda partisë në vendimet e rëndësishme.
Ne mund të ndërrojmë sa të duam sisteme zgjedhore, por po nuk u demokratizuan partitë nga brenda, nuk do të ketë ndryshim të politikës dhe është e kotë të kërkojmë demokraci në qeverisje. Nëse të prishet motori i makinës nga karburanti mos ndërro makinën, por kompaninë e karburantit. Sa kohë partitë nuk do të demokratizohen në mënyrën si marrin vendimet dhe njishi bën ligjin, nëse do të ndodhte tek ne ajo që ndodhi në Britani, do të ishte e sigurt që kjo do të çonte në anatemimin dhe largimin e deputetëve rebelë dhe jo që qeveria, lidershipi apo “i madhi” të ndërronin qëndrim.
Më 8 dhjetor 1990 nuk kërkuam demokracinë e liderit, por demokracinë e individëve të lirë. Ndaj kjo që ndodhi në Britani është shumë larg. Jo në kilometra por në vite. 8 dhjetori po vjen sërish për të na kujtuar që “diku u ngatërruam dhe shtegu na çoi teposhtë”. Nuk vazhdohet më kështu! Le ta ndryshojmë të gjithë bashkë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.