Deputetët e Partisë Demokratike morën pjesë fizikisht në mbledhjet e komisioneve parlamentare, por sipas Oerd Bylykbashit atyre nuk iu dha fjala. Ai tha se opozita refuzon mbledhjet online në komisione.
Për të nuk është bojkot i opozitës, pasi ata ishin të pranishëm po nuk iu dha fjala.
“Ne ishim prezent në mbledhjen e komisionit, bojkoti nuk mund të jetë vendim i Edi Ramës”, tha ai.
