Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ekzekutimi i oficerit të krimeve në Lezhë, Meta lëshon thirrjen urgjente: Të kapen sa më parë autorët!

12:37 / September 28, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6152efa1b7e0d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për ekzekutimin e oficerit të Krimeve në Kune Vain të Lezhës.

Meta shkruan se është tronditur nga kjo ngjarje dhe në këto momente të vështira iu bashkohet me ngushëllimet e tija familjarëve të të ndjerit dhe kolegëve të tij.

“Thellësisht i tronditur nga ngjarja tepër e rëndë e vrasjes, në krye të detyrës, të zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, gjatë një operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Lezhës.

Në këto momente të vështira bashkëndaj dhembjen dhe ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit!

Nxis organet ligjzbatuese, në veçanti Prokurorinë për hetimin e rrethanave dhe intensifikimin e përpjekjeve për kapjen sa më parë të autorëve të këtij akti kriminal, për t’i nxjerrë ata para drejtësisë dhe dhënien e një ndëshkimi të ashpër ligjor.

Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë, që ka dëmtuar seriozisht vitet e fundit imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të jetë një prioritet absolut dhe të mbështetet nga të gjithë!”- shkruan Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rëndohet situata nga zjarret në Bulqizë dhe Mat, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të ndaluar avancimin e flakëve

18:41 / August 17, 2026

Pas dorëheqjes së Arben Carës, emërohet drejtori i ri i komanduar i Shërbimit Zjarrfikës

17:40 / August 17, 2026

Dalin pamjet nga martesa private e Ronaldos me Georginën

15:01 / August 17, 2026

AMA i përgjigjet PD-së: Vetëm 5 operatorë nuk kanë marrëveshje me DigitAlb dhe Tring

14:53 / August 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.