Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

DINAMIKA/ Oficeri i krimeve ndaloi të riun për verifikim, ai iu “përgjigj” me plumba, një prej tyre i kapi zemrën

12:52 / September 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasja lezhe2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhet dinamika e vrasjes së Saimir Hoxhës, oficerit të krimeve paraditen e sotme në zonën e Vain në Lezhë. Kanë qenë 5 efektivë policie që kanë ndaluar një automjet të panjohur me targa të vjedhura për verifikim.

Kur automjeti është afruar pranë tyre ata i kanë bërë shenjë që të ndalojnë. Në momentin kur është afruar, Aldo Rama 21-vjeç ka qëlluar në drejtim të Saimir Hoxhës nga një distancë e afërt, duke e lënë të plagosur.

Ai është dërguar për në spital por nuk ka arritur të mbijetojë pasi plumbi i ka kapur zemrën. Hoxha bashkë me kolegët e tyre ndodheshin në zonë për të kontrolluar territorin pasi kishin informacione se në lagunën kultivohej lëndë narkotike.

Pasi ka qëlluar në drejtim të policit, Rama është larguar me automjet për disa metra duke e braktisur pranë një biznesi në zonën e Lagunës. Policia tashmë ka nisur krehjen e zonës pasi ka dyshime se i riu nuk është larguar shumë nga zona. Kërkimet po vijojnë edhe me helikopterë nga ajri.

Samir Hoxha baba i dy fëmijëve ishte nga Puka dhe prej vitesh punonte si efektiv policie në Lezhë dhe në Shëngjin.

Kush është Aldo Rama

Aldo Rama vetëm 21-vjeç ka qenë i ndaluar në vitin 2018 për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ndërkohë në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtjen e armëve të ftohta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.