Krimi ka goditur sërish uniformat blu në krye të detyrës, duke i marr jetën efektivit 44-vjeçar Saimir Hoxha.
Ai ishte pjesë e grupit të kontrollit kundër kultivitimit të kanabisit, kur u qëllua nga Aldo Rama, 21-vjeçari me precedent të mëparshëm penal, duke ndërruar jetë rrugës për spital.
Burime për Tirananews.al bëjnë të ditur se efektivi 44-vjeçar do të shpallet Dëshmor i Atdheut, i rënë në krye të detyrës.
