Prej disa orësh Policia e Shtetit është në aksion për kapjen e 21-vjeçarit, Aldi Rama i cili ekzekutoi me armë zjarri 44-vjeçarin Saimir Hoxha, oficer i policisë në Lezhë.
Forca të shtuara të policisë janë duke kërkuar për kapjen e tij, si dhe nga ajri është ndërhyrë me helikopterë.
Nga një vëzhgim në rrjetet sociale shihet jeta luksoze që bënte i riu mes makinave të shtrenjta, por tërheqin vëmendjen edhe foto me armë në tavolinë.
Kur ka qenë i vogël, Aldi ka bërë edhe një foto më kryeministrin Rama.
