Këngëtarja Morena Taraku është treguar gjithmonë e guximshme përsa i përket ndryshimeve në look-un e saj, duke marrë vendime drastike që e kanë tjetërsuar totalisht. Ajo për momentin i ka flokët e zinj dhe të shkurtër.
Projekti i saj i fundit, ka qenë pjesmarrja si modele në videoklipin e Ledri Vulës, në këngën “Don Mo”.
Kënga ishte hit veror dhe videoklipi me Morenën tërhoqi vëmendjen, pasi shumë fansa menduan se ai dhe Morena përshtaten shumë bashkë.
Por së fundmi reperi Stresi, ka lajmëruar se e ka gati një projekt me Morenën dhe se kjo është arsye për të festuar.