Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me vrasjen në krye të detyrës së efektivit të policisë, Saimir Hoxha. Përmes një postimi në rrjete sociale, Tahiri shkruan se ai pagoi me jetë shpirtin e vrarë të shumë të tjerëve.
“Prehu në paqe miku im i panjohur. Pagove me jetë, shpirtin e vrarë të shumë të tjerëve!
Yll në Murin e Kujtesës, e në ndërgjegjen tonë gjithashtu”, shkruan Tahiri.
Aldi Rama mëngjesin e sotëm teksa udhëtonte në një makinë me 2 shokët e tij u ndalua nga policia e Lezhës. Në momentin ku efektivi i policisë, Saimir Hoxha i është afruar, Aldi Rama ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar në zemër dhe për pasojë duke i shkaktuar vdekjen. /tirananews.al

