Këto janë pamjet e ditës së sotme në Komisionin e Veprimtarisve Prodhuese. Nënkryetari i Komisionit Helidon Bushati kërkon pjesëmarrjen fizike të deputetëve socialistë. “Të ndërpresin udhëtimet jashtë vendit dhe shopingun dhe të vijnë në sallë për të kryer detyrën”- tha Helidon Bushati. Deputeti i PD, Lefter Gështenja kërkoi zbatimin e Rregullores së Kuvendit për të mos i hequr të drejtën e fjalës opozitës.
Pjesë nga debati:
Nënkryetari Helidon Bushati (Deputeti i opozitës): Ne jemi që mbledhja të zhvillohet vetëm në mënyrë fizike. Keni vetëm 10 minuta që nuk arrini të bëni as lidhjen teknike me deputetët tuaj se njëri mund të jetë edhe në avion, dikush është jshtë shtetit. Prandaj kryetar është shumë e rëndësishme prezenca fizike këtu.
Kryetari i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese: Kolegët e opozitës janë prezentë por kjo nuk varet nga unë sepse ka një vendim që duhet ta zbatoj. Është krejtësist e pamundur të zhvillohet fizikisht.
Deputetët e opozitës: Padyshim sepse kushedi në çfarë lokali janë deputetët tuaj. Ne jemi të gjithë të vaksinuar, të pajisur me maska dhe ruajmë distancën. Kjo është një farsë.
