Kanë nisur homazhet për nënkomisarin Saimir Hoxha i vrarë në krye të detyrës gjatë operacionit antidrogë në Lezhë.
Homazhet do të mbahen në Pallatin e Kongreseve duke filluar nga ora 12:00 deri në 15, ndërkohë që Hoxha do të shpallet edhe Dëshmor i Atdheut.
Trupi i Saimir Hoxhës do të prehet në varrezat e Dëshmoëve në Tiranë, ndërkohë që po sot pritet që të zhvillohet dhe ceremonia mortore e vrasësit të tij, 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili ndërroi jetë në orët e parë të mëngjesit në spitalin e Traumës.
