Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Fotot/ Angela Martini rrëfen momentet e vështira të arrestimit të bashkëshortit të saj: Kam qarë, nuk haja, e stresuar..

18:18 / September 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Angela Martini 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini përjetoi një periudhë të vështirë gjatë pushimeve të saj verore në Greqi, kur bashkëshorti i saj Dragos Savulescu u arrestua.

Ai tani është lënë i lirë dhe ish-missi 35-vjeçar në një dokumentar për “Antena Stars” në Rumani, ka rrëfyer tmerrin e përjetuar në momentin kur bashkëshorti përfundoi nën prangat e autoriteteve greke.

“Ishim me miq në restorant dhe një person në rroba civile, të cilin nuk e kishim parë më herët, erdhi tek bashkëshorti im dhe i tha: “A je Dragos Savulescu”. I thashë atij: “Më trego letrat”. Kam avokatët më të mirë në botë, të kompanive më të mira për mbrojtje juridike. Me të gjithë që jemi konsultuar kanë thënë kjo është shaka. Kjo nuk është e drejtë. Është abuzim i madh.Po flasim për një ngjarje të para 19 viteve. 2002. Burri im ishte 28 vjeç, sot është gati për t’u bërë 48. Kjo çfarë po flasim ishte çështje politike për shkak të përfshirjes së një prej njerëzve. Dragos ishte një nga 36 njerëzit. Ai u përfshi disi sepse s’ka prova për Dragos”, ka thënë modelja nga Shkodra.

Më pas Angela u shpreh se do t’i qëndronte pranë partnerit të saj në çfarëdo lloj situate pa marrë parasysh rrethanat.

“Ai është dashuria e jetës sime. Po të ishte ndryshe, nuk do kaloja nëpër këtë ferr. Edhe po të ma thoshte Dragos në fillim një ngjarje të tillë si film unë sërish do shkoja pas tij prapë”, deklaroi Martini për televizionin rumun.

Në fund, modelja tha se pati momente dobësie gjatë gjithë këtij rrugëtimi, por që është krenare që nuk u dorëzua për as edhe një moment.

“Ishte e vështirë por e përballova ndryshe. Nuk po them se s’ka pasur momente kur kam qarë, kur nuk haja, isha e stresuar por sa gjatë mund ta bësh këtë? Duhet të luftosh apo të qash dhe të mos bësh asgjë. Zgjodha të luftoj. Jam krenare me karakterin tim. Nuk ja vlen asgjë më shumë se lufta për të vërtetën dhe dashurinë”, tha ajo.

Angela Martini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.