Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasësi i policit Saimir Hoxha është djali i një babai të dhunshëm/ Kur ishte 9 vjeç Aldi Rama pa nënën të torturohej nga i ati

19:53 / September 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aldi rama 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aldi Rama, vrasësi i policit Saimir Hoxha humbi jetën në spital mëngjesin e së mërkurës.

Ai jetonte në Lezhë me gjyshin e tij pasi prindërit ishin divorcuar dhe jetonin të ndarë. Dëshmitarët thonë se fëmijëria e tij ishte e trazuar edhe nga një akt makabër të cilin ai e ka parë më sytë e tij kur ishte vetëm 9 vjeç. Në prill të vitit 2009, ku familja Rama kishte emigruar, në sy të dy djemve të tyre, Rufan Rama e ka dhunuar bashkëshorten në mënyrën më çnjerëzore. Fillimisht ai e ka goditur me thikë në qafë dhe më pas ka marrë një motorsharrë dhe me të i ka prerë pjesët e parakrahut dhe të këmbëve.

Aldi në atë kohë ishte vetëm 9 vjeç, ndërsa vëllai i tij 11 vjeç. Të dy dëshmitarë të një akti ekstrem dhune ndaj nënës së tyre. Pas ngjarjes së rëndë, Rufan Rama ishte larguar nga shtëpia duke marrë me vete dhe dy fëmijët. Për një kohë të gjatë Valbona nuk ka pasur dijeni për vendndodhjen e fëmijëve të saj, ndërsa vetë i është nënshtruar shumë ndërhyrjeve kirurgjikale për të riparuar dëmtimet fizike që pësoi.

Në vitin 2012 ajo kërkon ndihmën e drejtësisë për t’u ndarë nga bashkëshorti dhe për të marrë kujdestarinë e dy djemve të saj. Gjykimi u bë në mungesë të Rufan Ramës dhe gjykata i dha të drejtë. Ajo sot nuk ka folur për ngjarjen ku u përfshi i biri, ndërsa i ati Rufan Rama i cili ka nisur një jetë të re në Greqi ka folur në një intervistë për emisionin “Shqipëria live”.

Gjurmët e jetës së trazuar dhe të dhunshme duken qartë edhe në tatuazhet që vrasësi 21-vjeçar kishte bërë në trupin e tij. Në këtë foto duket tatuazhi ku shkruhet unë s’jam vrasës por mos më shtyni. Ndërsa në këtë foto vrasësi shfaqet me armën e krimit të cilën e kishte shpërndarë edhe në rrjetet sociale/ TCH

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos Marrëveshjet Artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

09:57 / September 19, 2026

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Arabia Saudite nën alarm pas një shpërthimi të fuqishëm gjatë natës, raportohen probleme me sistemet e navigimit në aeroport

09:00 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.