Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vendoset ylli i Saimir Hoxhës në murin e kujtesës, Rama: Fëmijët nuk do jenë vetëm

09:25 / September 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramamama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në murin e Kujtesës së Dëshmorëve të Atdheut në Ministrinë e Brendshme nga sot është shtuar edhe ylli i Saimir Hoxhës. Në mes të kohës me shi, familjarë dhe miq u mblodhën në një ceremoni të shkurtër për vendosjen e Yllit, ndërsa kryeministri Edi Rama mbajti  një fjalë para të pranishmëve.

“Të nderuar familjarë të Saimirit, miq dhe kolegë të tij. Ky është një moment i rëndë për ju dhe në tërësi është një moment aspak i lehtë për bashkësinë tonë pasi humbja e jetës në krye të detyrës të punonjësit të policisë është një humbje tragjike që shkon përtej familjes, shkon përtej miqve dhe të afërmve dhe prek shpirtin e një shoqërie dhe të një vendi. Sot ne kemi këtu për të kryer ceremoninë e vendosjes së Yllit të Saimirit në murin e Kujtesës së Policisë së Shtetit pranë dëshmorëve të trupave tona.

Është një kohë e gjatë që kur është vendosur Ylli i mëparshëm dhe në një kuptim është lehtësim që numri i rasteve tragjike është më pak se gishtat e një dore. Statistika nuk ka asnjë rëndësi sepse një jetë e vetme vlen sa të gjitha jetët kur ajo humbet. Nuk dua të zgjatem se besoj që ky shi që bie rrëmbyeshëm i thotë ndjenjat tona.

Ndjej një lehtësim kur mendoj se fëmijët e Dëshmorit të Atdheut nuk do jenë vetëm dhe ne do kujdesemi për ta siç kemi nisur që dje të përkujdesemi për familjen e tij. Derisa ata të jenë të gatshëm të dalin në jetë. 170% e pagës së babait për fëmijët  nuk thotë asnjë gjë në raport me humbjen. Është një lehtësim të mendosh se fëmijët do jenë të shoqëruar për dore jo vetëm nga nëna apo gjyshërit. Nuk do ju mungojë asgjë sit ë ishte babai i tij përveç mungesës së tij që nuk e zëvendëson dot askush”, tha kryeministri Edi Rama.

ylli deshmor 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.