Fenomeni i Instagramit Kozak Braçi ka publikuar pamjet e momentit të rrëmbimit të tij pak ditë më parë në Tiranë. Braçi u mor në një makinë nga disa persona, të cilët sipas tij ishin të afërm të Fabio Dushkut, me të cilin kishte patur konflikte në distancë nëpërmjet rrjeteve sociale.
Në lidhje me këtë rrëmbim, policia ka shpallur në kërkim edhe vëllain e Fabio Dushkut, Danielin, i cili kishte ardhur nga Greqia kastile për këtë kryer këtë veprim.
Kozaku u mbajt disa minuta në makinë duke u lënë i lirë në zonën e Paskuqanit, ndërsa gjatë kësaj periudhe është goditur me shpulla dhe fyer nga katër të rinjtë.
