Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shtatzëna humb jetën nga Covid, mjeku: Delta e rrezikshme, vaksinohuni, pas javës 35-të nisin problemet

17:03 / September 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spitali infektiv covid te burgosur ambulance 18
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grua 33-vjeçare, 4 muajshe shtatzënë humbi jetën në spitalin infektiv pasi ishte infektuar me Covid-19. Ajo qëndroi rreth 1 javë në banesë dhe më pas u dërgua për mjekim të specializuar në spital, ku sipas mjekëve gjendja e saj ishte e rënduar.

Ndërkohë rreth 70 % e grave shtatzëna të prekura me Covid po trajtohen në banesë. Mjeku gjinekolog Redi Hoxhallari thotë se krahasuar me një vit më parë shifrat kanë qenë të njëjta.

“Pak a shumë le të themi që jemi në të njëjtën situatë, rreth 70-80 % e tyre e kalojnë sëmundjen në trajtim ambulator,” thotë gjinekologu.

Mosha e shtatzënisë më e rrezikuar nga coronavirusi është kryesisht periudha e fundit e saj. Hoxhallari thotë se shtatzënat duhet të konsultohen me mjekun e familjes ose me gjinekologun për kurimin që përdoret në rast infektimi.

Ndërhyrjet për lindje të parakohshme për shkak të Covid bëhen kryesisht në 3 mujorin e dytë të shtatzënisë. “Sigurisht që afër termit ne jemi pak më të qetë në vendimmarrjen për ndërhyrje sepse bebi ka shanse më të mira, maksimale mbijetese. Me rritjen e moshës rriten dhe komplikacionet tek një paciente shtatzënë që është pa sëmundje,” shtoi Hoxhallari per Ora News.

Vaksinimi anticovid është forma e vetme ruajtjen e shëndetit të gruas dhe bebit, ndërsa këshilla e mjekëve është qëndrimi larg konsipracioneve për vaksinën.

“Normalisht të gjitha pacientet shtatzëna duhet të vaksinohen. Ato ët cilat nuk janë vaksinuar, duhet të vaksinohen sepse janë shumë të rënda komplikacionet e lidhura me sëmundjen se sa problematikat hipotetike në lidhje me vaksinimin.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Tiranë/ Autori në kërkim

12:27 / September 19, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos Marrëveshjet Artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

09:57 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.