Ronela Hajati është një nga personazhet më energjike, funny dhe sigurisht të talentuara shqiptare. Dhe duket se e tillë Ronela ka qenë gjithnjë që në fëmijëri. Nëpër intervista këngëtarja ka thënë se ka pasur një fëmijëri vërtetë të lumtur, kjo falë marrëdhënies së prindrve të saj, duke i përcjellë vetëm dashuri dhe mirëkuptim.
“Gjithmonë e qeshur, qejflie, një hap para, që e do jetën pafund, që do njerëzit me gjithë shpirt, muzikën, dashurinë, pozitivitetin”- kështu e ka përshkruar veten Ronela dhe nuk i heqim asnjë presje. Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instastory disa foto nga fëmijëria dhe adoleshenca që i vërtetojnë të gjitha karakteristikat e mësipërme.
Epo, nuk thonë kot që disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë.
Ndërkohë, kujtojmë se ditën e nesërme Ronela publikon këngën e saj të re me titull “Leje” që pritet të bëjë namin.








