Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Shpat Kasapi: Mami më bën gjithmonë një kërkesë shumë të rëndësishme

20:49 / March 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shpayi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë nëpër daljet e tij televizive,  Shpat Kasapi sot ai ishte në emisionin “Rudina” në Tv Klan i shoqëruar nga nëna e tij, gjithashtu figurë publike në Maqedoni, deputetja Gjylymser Kasapi.

Gjatë emisionit, ata folën për marrëdhënien e ngushtë që kanë me njëri-tjetrin, madje deputetja Gjylymser Kasapi i kërkoi publikisht djalit të saj që të martohej dhe të krijonte familje.

“Unë do doja që Shpati të më dëgjonte mua dhe të martohej. Meqenëse jam edhe specialiste e familjes, konsideroj se edhe krijimi i saj ka një moshë të caktuar qoftë për femrën, qoftë për mashkullin. Nëna pret që ta martojë dhe të krijojë familjen e tij dhe unë të vazhdoj me punët e mia”, tha Gjylymser Kasapi.

Ajo po ashtu tregoi se këngëtari ka nisur të këndojë që në moshën 2-vjeçare dhe 2 vite më vonë nuk këndonte nëse nuk i jepje para.

“Shpati nuk ka qenë më i përkëdheluri nga fëmijët, ai vetë bëhej i përkëdhelur. Ka qenë fëmijë hiperaktiv dhe që në moshën 2 vjeçare ka nisur të këndojë. Gjithmonë kërkonte një skenë për të kënduar. Kur bëri 4 vjeç nuk pranonte të këndonte nëse nuk i jepnin lekë. Në familjen time kur mblidheshin, më ftonin dhe më kërkonin të mos e merrja me vete Shpatin sepse bënte shumë rrëmujë. Shpati është pak dembel, ka qejf t’ia bësh gjërat gati”, tregoi deputetja.

mami ben
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ori Nebijaj për Arbana Osmanin: Është fallco, më ka zhgënjyer…

16:40 / November 8, 2026

Mbi 800 objekte personale të Princeshë Dianës, koleksionistja amerikane zbulon historinë pas koleksionit milionësh

15:19 / November 8, 2026

Bebe Rexha triumfon si artiste e pavarur, “New Religion” ngjitet në Top 50 të Spotify

23:00 / November 6, 2026

Sabiani dhe Keisi në një rrëfim ndryshe në “Live me Luizin”, këngëtari flet për dy familjet e tij

22:41 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.