Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë nëpër daljet e tij televizive, Shpat Kasapi sot ai ishte në emisionin “Rudina” në Tv Klan i shoqëruar nga nëna e tij, gjithashtu figurë publike në Maqedoni, deputetja Gjylymser Kasapi.
Gjatë emisionit, ata folën për marrëdhënien e ngushtë që kanë me njëri-tjetrin, madje deputetja Gjylymser Kasapi i kërkoi publikisht djalit të saj që të martohej dhe të krijonte familje.
“Unë do doja që Shpati të më dëgjonte mua dhe të martohej. Meqenëse jam edhe specialiste e familjes, konsideroj se edhe krijimi i saj ka një moshë të caktuar qoftë për femrën, qoftë për mashkullin. Nëna pret që ta martojë dhe të krijojë familjen e tij dhe unë të vazhdoj me punët e mia”, tha Gjylymser Kasapi.
Ajo po ashtu tregoi se këngëtari ka nisur të këndojë që në moshën 2-vjeçare dhe 2 vite më vonë nuk këndonte nëse nuk i jepje para.
“Shpati nuk ka qenë më i përkëdheluri nga fëmijët, ai vetë bëhej i përkëdhelur. Ka qenë fëmijë hiperaktiv dhe që në moshën 2 vjeçare ka nisur të këndojë. Gjithmonë kërkonte një skenë për të kënduar. Kur bëri 4 vjeç nuk pranonte të këndonte nëse nuk i jepnin lekë. Në familjen time kur mblidheshin, më ftonin dhe më kërkonin të mos e merrja me vete Shpatin sepse bënte shumë rrëmujë. Shpati është pak dembel, ka qejf t’ia bësh gjërat gati”, tregoi deputetja.
