Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se ka përfunduar procesi i shpërndarjes së teksteve mësimore në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, të teksteve mësimore për shkollat shqipe në Diasporë.
Gjithsej, janë shpërndarë 12 mijë tekste shkollore për nxënësit dhe mësuesit e shkollave shqipe, në 21 vende të ndryshme të botës.
Ky është i treti vit radhazi që MEPJ dhe Qendra e Botimeve për Diasporën bashkëpunojnë për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe identitetit, në çdo cep të botës ku shqiptarët jetojnë e punojnë.
MEPJ shprehu angazhimin se shkollat shqipe në Diasporë do të shtohen dhe zgjerohen në të ardhmen e afërt.
