Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

“Së shpejti Leja e re e Qarkullimit të Mjeteve”, Blendi Gonxhja publikon fotot: Pa afat vlefshmërie, do të kushtojë më pak se ajo aktuale

23:07 / September 30, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
244003671 1245139365988824 3708162603454362237 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Së shpejti shoferët do të kenë në dorë lejen e re të qarkullimit të mjeteve, e cila sipas drejtorit të DPSHTRR-së, Blendi Gonxhes, do të ketë disa avantazhe.

Gonxhja tregon se leja e re nuk do të ketë afat vlefshmërie, nuk griset apo dëmtohet nga lagështia, si dhe do të kushtojë më pak se ajo aktuale.

Postimi i plotë:

Së shpejti! Leja e re e Qarkullimit të Mjetit Rrugor!

AVANTAZHET direkte për qytetarët:

– Sot paguhet 3,500 lekë për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! Leja e re që unifikon dokumentat e mjetit në 1 do kushtojë vetëm 2,100 lekë, -40%!

– Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, pra nuk do bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale!

– Leja e re nuk ka afat vlefshmërie!

– Leja e re përfshin të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj!

– Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit!

– Leja e re nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet, nuk griset si leja aktuale!

– Leja e re përmban elementet e sigurisë si: ëatermark – logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet vetëm nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres – fije fluoreshente që dallohen vetëm me rreze ultraviolet; fluorescent imprints – logo identifikuese e dallueshme vetëm me rreze ultraviolet; hologramë – stampë e shndërritshme e integruar në materialin e letrës nga prodhuesi me dizajn të personalizuar!

– Leja e re do ketë edhe QR code drejtpërdrejt nga sistemi eDPSHTRR, mikrotekst, vizatim e grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme drite, etj!

– Personalizimi me puntim!

– Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit gjermane! Zvogëlohet në maksimum mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim për çdo verifikim nga autoritetet brenda/jashtë vendit!

– Leja e re do jetë më e vogël, me tre pjesë, më praktike e rezistente, si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikuar!

– Leja e re, falë cilësisë, sigurisë dhe përputhshmërisë me Direktivën 1999/37/EC e 29 Prillit 1999 (e përditësuar, 2014), eliminon nevojën për Leje Ndërkombëtare Mjeti! Qytetari lehtësohet nga kosto e angari që përsëritej çdo tre vjet!

SQARIM:

– Leja e re do të jepet për veprimet e reja me mjetin! Leja e re NUK do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Tiranë/ Autori në kërkim

12:27 / September 19, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos Marrëveshjet Artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

09:57 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.