Ish- e dashura e yllit të futbollit, Diego Armando Maradona ka thyer heshtjen pas 20 vitesh duke folur rreth periudhës ku ishte në një lidhje dashurie me të.
Mavys Alvarez, me origjinë nga Kuba zbuloi se si ishte marrëdhënia abuzive me argjentinasin e çoi atë drejt përdorimit të drogës. Në një intervistë, Alvarez kujtoi se ishte 16 vjeç kur u ndalua në një rrugë në Havana dhe ju kërkua të takonte yllin argjentinas të futbollit. Sipas tregimit, personi që e prezantoi atë i tha asaj se Maradona po kalonte një depresion të thellë dhe se kishte nevojë për dikë për të folur.
“Në fillim mendova se kushdo që ma sugjeroi këtë ishte i çmendur. Ata kaluan më shumë se një orë duke më bindur se ishte e rëndësishme të ndihmoja Diegon, se ai ishte një figurë botërore, një mik i Kubës dhe i dëshpëruar. Dhe më në fund pranova,”-tha Alvarez.
Gjatë intervistës ajo u pyet nëse për një moment kishte menduar ta refuzonte, duke u shprehur se për të ishte diçka e madhe që të ishte e dashura e yllit të futbollit.
“Unë isha një vajzë. Nuk kishte asgjë të keqe me të fare. Ai ishte një i huaj, një njeri i pasur dhe më kishte vënë re. Nuk mund të thosha jo. Ishte një privilegj të ishe e dashura e tij. Isha 16 vjeç kur më vuri drogë, isha e varur nga kokaina dhe nuk mund të ndaloja,” – u përgjigj gruaja e përlotur ndërsa kujtonte të kaluarën.
Gjatë bisedës ajo nuk pranon që të tregojë se kush ja siguronte kokainën por di të thotë se ishte një kuban që quhej Roberto nga Havana.
Ndërsa për operacionin e gjoksit Mavys tha: “Unë kisha frikë ta bëja operacionin në Kubë në rast se nuk shkonte mirë, dhe unë me të vërtet pata infeksion. Prandaj Maradona vendosi që të operohesha në Argjentinë. Unë shkova për 20 ditë, por përfundova duke qëndruar për dy muaj e gjysmë.”