Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

SPAK “lëshon” pasuritë e Altin Hajrit, dështon aksioni i parë i OFL pas pengmarrjes së Jan Prengës

09:15 / October 2, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ofl
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej më shumë se një viti, që kur nisën aksionet e bujshme të “Forcës së Ligjit”, e ashtuquajtura OFL, kemi parë disa raste që Gjykatat kanë rrëzuar Policinë dhe SPAK-un, duke kthyer pasuritë e sekuestruara.

Kemi raportuar dhjetëra raste të tilla, që në një farë mënyrë tregonin një lloj dështimi të OFL-së. Por dje, nuk ishte Gjykata ajo që i doli kundër “Forcës së Ligjit”. Ishte vetë SPAK-u që u tërhoq. Madje, nga aksioni i parë që OFL-ja realizoi në zonën e Shijakut, ku rrethoi me shirit, duke vënë nën sekuestro kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit.

Në këto rrethana, kur vetë SPAK-u u tërhoq nga kërkesa, Apeli i Posaçëm vendosi të pushojë çështjen dhe tashmë pasuritë “i kthehen” pronarit. Ky kompleks u kthye në vëmendjen e mediave e të publikut pas pengmarrjes së Jan Prengës.

Prenga u mor peng në zonën e Kamzës në Tiranë dhe u mbajt peng për disa orë në një kompleks në zonën e Shijakut dhe më pas, u vra. Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë bërë konfliktet për pazaret e drogës mes vëllait të Jan Prengës që jeton në Angli dhe vëllezërve Hajri.

VENDIMI

  • 1 1

Pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e rrëzoi kërkesën për konfiskim, SPAK-u bëri ankim në Gjykatën e Apelit dhe kërkoi konfiskim të pasurive, por pastaj hoqi dorë, ndaj u vendos pushimi i çështjes.

Altin Hajri është pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, i cili i ishte sekuestruar duke filluar që nga data 3 shkurt e vitit 2020. Kompleksi “Golden” ishte subjekt i OFL-së, pasi dyshohej se ishte ngritur nga burime parash që vijnë nga aktivitetet kriminale.

“Me referimin në parash ikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm, përkundrejt vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka rrëzuar kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit të aktit normativ A. H., sot më datë 01.10.2021, Kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi: Pushimin e shqyrtimit të çështjes nr. 124 akti, datë 26.04.2021, regjistruar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm ndaj vendimit nr. 9/80, datë 12.03.2021 të gjykatës së Posaçme të shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak të heqjes dorë nga ankimi”, thuhet në njoftim.

ALTIN HAJRI

Kompleksi luksoz është në pronësi të Altin Hajrit, emri i të cilit doli në skenë vitin e kaluar pas rrëmbimit të Jan Prengës, pasi i vëllai kishte bllokuar në Angli një ngarkesë të konsiderueshme kokaine nisur nga Ekuadori, ku të përfshirë ishin dhe shqiptarë.

Urdhëruesi i pengmarrjes dyshohej të ishte Dritan Rexhepi, teksa më 17 janar u rrëmbye Jan Prenga në Kamzë për t’i bërë presion të vëllait Astrit Prenga. Rrëmbyesit e dhunuan për vdekje Prengën teksa pikërisht në kompleksin “Golden” të Altin Hajrit nga kamerat e sigurisë u zbulua se si autorët nxjerrin nga furgoni trupin e pajetë të Prengës.

Ai nuk është gjetur ende dhe sot teksa dyshohet se trupi i është varrosur në rrethinat e Shijakut. Altin Hajri është në kërkim si një nga organizatorët dhe u përcaktua dhe si subjekt i OFL-së.

ofl spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.