Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Familjet shqiptare në krizë/ Në 5 muaj 110 divorce dhe 77 me urdhër mbrojtje vetëm në Fier

13:33 / October 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjykata Fier
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çdo dy ditë në Fier ndodh më shumë se një familje përfundon në gjykatë për t’u ndarë. Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti  u regjistruan mbi 110 kërkesa rastesh për shkurorëzim, ku 77 prej tyre janë shoqëruar dhe me urdhër mbrojtje nga gratë.

Për psikologon Esmeralda Dimo, arsyet kryesore ndikues në rritjen e fenomenit në shoqërinë tonë janë niveli arsimor, faktori social-ekonomik dhe dhuna në familje.

‘Pjesa e pandemisë ka ndikuar bashkërënditur me të gjithë faktorët e tjerë, siç janë faktorët ekonomik, mënyra e të kuptuarit të familjeve të ndryshme në lidhje me marrëdhëniet bashkëshortore, mentaliteti dhe barazia gjinore. Normalisht, kjo bën shkak që të rritet ky numër i grave të dhunuara apo që kërkojnë urdhra mbrojtje’.- tha psikologia Domi.

Dimo thotë se incidenca me e lartë e rasteve të divorcit vërehet kryesisht tek çiftet e reja, ku nuk kanë munguar dhe rastet ekstreme të vrasjes së partnerit apo partneres.

‘Është shumë e rëndësishme që të të përforcojmë dhe të bashkëpunojmë të gjitha strukturat për të arritur të kemi një parandalim e të mos të arrijmë në ekstremitete si ato raste që kemi dëgjuar së fundi. Në zonat rurale personat gratë ose edhe burrat martohen në një moshë të vogël të papërgatitur për jetën familjare, ç’ka ndikon në agravimin dhe nxitjen e dhunë fizike, emocionale apo psikologjike’.- tha Esmeralda Domi, psikologe.

Në 10 shtator në Zhupan të Fierit 31 vjecari Elton Metaj vrau  me kallashnikov ish-bashkeshorten e tij 23 vjeçare Sabrina Bengaj. Në harkun kohor të pak ditëve tragjedia e Fierit, u pasua nga një tjetër ngjarje e rëndë në Divjakë, ku 58 vjeçari Hekuran Rrasa vrau me çifte gruan dhe më pas edhe veten./Shqiptarja.com

divorce Fier
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.