2 persona kanë rënë në pranga në Durrës, një prej tyre i shpallur më parë në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Policia bën me dije se shtetasi me inicialet Sh.Ll., 33 vjeç ka ushtruar dhunë në familje si dhe ka mbajtur armë të ftohta pa leje. 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia.
Ndërkohë në pranga ka rënë edhe shtetasi me inicialet F.D., 27 vjeç, banues në Tiranë pasi u kap nga shërbimet e policisë në lagjen Nr.13, duke tentuar të vjedhë banesën e një shtetaseje.
Durrës
Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.
Arrestohet dhe 1 shtetas për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin Sh.Ll., 33 vjeç, banues në lagjen Nr.15 Durrës. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Shërbimet e Stacionit Policisë Plazh Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin F.D., 27 vjeç, banues në Tiranë pasi u kap nga shërbimet e policisë në lagjen Nr.13, duke tentuar të vjedhë banesën e një shtetaseje.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
