Në vitin e ardhshëm, synojmë të bëjmë një ndërhyrje konkrete sa i takon trajtimit financiar, flotës e logjistikës së policisë së shtetit.
Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Ervin Demo gjatë një takimi të zhvilluar këtë të martë së bashku me drejtorin e përgjitshëm të policisë, Skënder Hita me strukturat e Shkodrës.
Duke vlerësuar punën e uniformave blu, Demo tha se besimi i qytetarëve nuk jepet, por fitohet.
Nga ana tjetër kreu i policisë së shtetit kërkoj nga strukturat e Shkodrës, që të kryejnë një analizë të thellë të ngjarjeve të rënda kriminale dhe konflikteve të regjistruara më parë.
Po ashtu ai kërkoi që policia e Shkodrës të mos mjaftohet vetëm më arrestimin e kultivuesve të kanabisit, por të godasë të gjithë individët që fshihen pas tyre, deri tek financuesi.
Pas Shkodrës, takimet e ministrit Demo dhe kryepolicit, Hita do vijojnë edhe në qarqe të tjera.
