Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Gjirokastër: Njihuni me tetë “banorët” e rinj të Liqenit të Viroit /FOTO/

23:46 / March 5, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjirokaster
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Liqeni i Viroit në Gjirokastër është populluar sot me 8 pata. Në mënyrë simbolike ato janë lëshuar në ujërat e liqenit nga zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Andrea Maqellari, rektori i Universitetit të Gjirokastrës, Bektash Mema dhe përfaqësuesja e PNDU në Shqipëri, Limya Etayb.

Kjo familje patash që do të pasohet nga të tjera më vonë deri në popullimin e plotë të liqenit nëse konstatohet se ato do të reagojnë mirë në këtë habitat.

Historikisht liqeni i Viroit ka patur pata, por me kalimin e viteve ato janë zhbërë për shkak të rritjes së nivelit të klorit në ujë dhe tharjes së liqenit.  Sidoqoftë paraprakisht ekspertët kanë thënë se patat pritet të reagojnë mirë dhe të përshtaten në ujërat e Viroit. Për to do të kujdesen edhe administratorët e dy lokaleve që janë aty pranë.

Më herët gjatë ditës në Universitetin e Gjirokastrës u nënshkrua një marrëveshje mes këtij universiteti, Universitetit Politeknik të Tiranës, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe UNDP. Synimi është të krijohet një ekspertizë për disa habitate të ndryshme, zona të mbrojtura ose jo, për ta shndërruar biodiversitetin në atraksion turistik.

pata tete viroi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rahim Spahiu/ Ekipet tona ishin në gatishmëri për çdo rast emergjence

20:00 / November 19, 2025

Mirditë/ Protesta e minatorëve të Spaçit, kompania koncesionare “TETE Albania”: Duhet të rikthehen menjëherë në punë

21:25 / October 28, 2025

Sa herë tha Zelensky “faleminderit” në Zyrën Ovale?

22:35 / August 18, 2025

CIA: Netanyahu ka dy plane kryesore për Gazën

09:20 / June 8, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.