Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Një politikan shqiptar dhe 13 kompani të përfshira në skandalin “Pandora Papers”

08:23 / October 4, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
59377290 303
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka marrë përmasa botërore skandali “Pandora Papers” ku një rrjet gazetarësh investigativë ka zbuluar mijëra dokumente se si liderë botërorë kanë fshehur pasuritë në parajsa fiskale.

Sipas të dhënave të publikuara janë 336 politikanë të përfshirë nga e gjithë bota, mes të cilëve është edhe një nga Shqipëria.

Emri i politikanit shqiptar të përfshirë nuk është zbuluar ende, por në hartën e publikuar tregohet se edhe në Shqipëri ka një politikan të përfshirë në fshehje pasurie në offshore.

cna lajme bota

Skandali ka zbuluar se janë më shumë se 27 mijë kompani të rregjistruara në “parajsa fiskale” nga të cilat rezulton se 13 prej tyre janë të lidhura me pronarë në Shqipëri.

cna lajme bota

Në listën e politikanëve që janë zbuluar deri tani janë presidenti rus Vladimir Putin me asetet sekrete në Monako, dhe Kryeministri çek Andrej Babis i cili nuk arriti të deklarojë një kompani investimesh në det të hapur e përdorur për të blerë dy vila për 12 milion £ në jug të Francës.

Dokumentet tregojnë se ish-Kryeministri britanik, Tony Blair dhe bashkëshortja e tij Cherie Blair kursyen 312 mijë paund kur blenë një zyrë në Londër.

Çifti bleu një firmë offshore që kishte në pronësi ndërtesën. BBC thotë se nuk ka fshehje të pasurisë për çiftin Blair, por lë shije të hidhur fakti që për një blerje prone ata kanë lidhur një marrëveshje në offshore.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe familja e tij ishin përfshirë fshehurazi në marrëveshje pronësie në Mbretërinë e Bashkuar me vlerë më shumë se 400 milionë paund.

Dokumentet financiare tregojnë se si Mbreti i Jordanisë grumbulloi fshehurazi një perandori prone në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA me vlerë më shumë se mbi 100 milionë dollarë.

Letrat identifikojnë një rrjet kompanish në offshore në Virgin Island dhe parajsa të tjera fiskale të përdorura nga Abdullah II bin Al-Hussein për të blerë 15 shtëpi që kur ai mori pushtetin në 1999.
Ato përfshijnë 50 milionë paund në 3 prona me pamje nga oqeani në Malibu, California si dhe prona në Londër dhe Ascot në Mbretërinë e Bashkuar.

Po ashtu Presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta dhe 6 anëtarë të familjes së tij zotëronin fshehurazi një rrjet kompanish në parajsa fiskale. Ato kanë qenë të lidhura me 11 kompani, njëra prej të cilave u vlerësua si pasuri prej 30 milionë dollarësh

Anëtarët e rrethit të brendshëm të kryeministrit pakistanez Imran Khan, përfshirë ministrat e kabinetit dhe familjet e tyre, posedojnë fshehurazi kompani që mbajnë miliona dollarë

Firma juridike e themeluar nga Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades duket se ka siguruar pronarë të rremë për të maskuar pronarin e vërtetë të një sërë kompanish “në det të hapur”.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky transferoi aksionet e tij në një kompani sekrete pak para se të fitonte zgjedhjet e vitit 2019.

Presidenti i Ekuadorit Guillermo Lasso, një ish-bankier, zëvendësoi një fondacion panamez që bënte pagesa mujore për anëtarët e tij të ngushtë të familjes me një fond të bazuar në Dakotën e Jugut në SHBA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.