Një person është lënduar mëngjesin e kësaj të hëne si pasojë e një aksidenti rrugor në Elbasan.
Policia bën me dije se një automjet me drejtues shtetasin A.N. 32 vjecc ka përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Broshkë.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
