Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndikimi kinez në Ballkan, Hahn: BE, më shumë vëmendje për prokurimet publike

08:58 / March 6, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hahn
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkimi Europian ka “mbivlerësuar Rusinë dhe nënvlerësuar Kinën” në përgjgije të ndikimit të rivalëve të huaj në Ballkan ka thënë për Financial Times Johannes Hahn.

FT shkruan se si përgjegjës për negociatat me vendet që presin ti bashkohen bllokut, Hahn shpreh shqetësimin se disa vende kanë marrrë shumë hua nga Kina për të paguar investimet në infrastrukturë, duke rritur rrezikun e dëmeve afatgjqata për ekonomitë e tyre delikate.

Hahn tha se BE do të ishte një partner “i drejtë”. “Kina nuk kujdeste kurrë se si dhe sa një vend mund të paguajë kreditë e veta. Dhe nëse ata nuk paguajnë, ushtro presion që gjërat të transferohen në pronësinë e tyre. Evropianët mund të mos jenë më të shpejtë, e mund të duket se kërkojnë më shumë se të tjerët, por në fund të ditës janë partnerët më të ndershëm”, shtoi Hahn.

Pas anëtarësimit të Kroacisë në BE vendet e tjera të rajonit e kanë këtë aspiratë, ndërkohë që mbetet dhe ndikimi rus në Ballkan, por Hahn shpreh shqetësimin se ndikimi i Pekinit rrezikon të bëhet një burim tjetër i paqëndrueshmërisë. “Ne mund të kemi mbivlerësuar Rusinë dhe nënvlerësuar Kinën, teksa të dyve duhet tu japim vendin e duhur”, ka thënë ai.

Për këtë, eurokomisioneri ka thënë për Financial Time se Komisioni Europian do të ketë më shumë vëmendje në çështjet e prokurimeve publike, konkurrencës, standardeve mjedisore, në vlerësimin e gatishmërisë së vendeve që janë aspirante ti bashkohen bllokut.

Ai kritikon edhe financimin kinez të një projekti në Malin e Zi që çoi borxhin e vendit në 80% të PBB, edhe pse u rritën taksat dhe një pjesë e mirë e pagave të administratës publike.

Në tërësi, shkruan Financial Times, gjashtë vendet e Ballkanit jashtë bllokut të BE-së, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe Bosnja, kanë humbur një të dhjetën e popullsisë në tre dekadat e fundit në emigrim. BERZH madje ka vlerësuar vitin e shkuar se do të duhen 200 vite që rajoni të arrijë në mesataren e BE-së të GDP për frymë.

Eurokomisioneri ka thënë më tej se prioritet i lartë në rajon mbetet zgjidhja e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë, ku Financial Time shkruan se Hahn shokoi me deklaratën e tij kur tha se Brukseli mirëpret çfarëdo marrëveshje mes dy vendeve, qoftë dhe shkëmbim territori. “Diçka për të cilën për vite me radhë është konsideruar tabu në komunitetin ndërkombëtar”, shkruan Financial Times. Për Hahn dialogu Kosovë-Serbi është pjesa thelbësore e gjithë perspektivës së Ballkanit Perëndimor. “Pa një rezultat pozitiv të këtij dialogu i gjithë rajoni nuk do të ketë asnjë lloj progresi përfundimtar”, ka thënë ai.

Ai shpreson që marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonsië së Veriut të ketë një “efekt domino” në të gjithë rajonin.

ballkan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.