Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rritja e çmimit të bukës, pyeten për të dhënë mendim dy anëtarë të Komisionit të Konkurrencës

13:41 / October 4, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
komisioni ekonomise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalsi konfirmoi këtë të hënë se seanca dëgjimore me Autoritetin e Konkurencës, e kërkuar nga deputetët e opozitës, do të zhvillohet sa më parë.

“Ka pasur një kërkesë nga grupi i PD për një seancë dëgjimore me autoritetin e Konkurencës, kërkesën e kishit bërë për të hënën në orën 10, u bë të premten ishte e pamundur. Kam njoftuar autoritetin kryetaren dhe do të vendosim një datë që do ua konfirmoj mbi disponibilietetin e saj, do e zhvillojmë seancën”, tha Shalsi.

Ndërkohë, pas prezantimit që bënë dy kandidatët për anëtar të Komisionit te Konkurrences, ata u pyetën nga kryetari Shalsi për qëndrimin që ata kanë lidhur me debatin publik që është krijuar ditët e fundit për vendimmarrjen e Autoritetit të Konkurencës pas rritjes së çmimit të bukës.

Ndërkohë dy deputetët e opozitës, Alfred Rushaj dhe Edmond Spaho thanë se ata nuk mund të përgjigjen për këtë çështje pasi do krijonin paragjykim përpara votimit të tyre.

Kujtojmë që sot në komisionin e Financave dhe Ekonomisë po shqyrtohet sot Dekreti i Presidentit, “Per propozimin e kandidaturave per zgjedhje nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise te anetarit te Komisionit te Konkurrences”.

Kandidati i parë është Prof. Asoc. Dr. Eltjon Halimi dhe kandidaturë alternative Prof. Asoc. Dr. Rezana Konomi (Perolla).

DEBATI

Eduard Shalsi: Ka pasur një debat të madh gjatë këtyre ditëve, ju përmendët cmimet dhe masat penalizuese zoti Halimi, keni arritur të krijoni një opinion mbi këtë debat që tashmë është publik?

Alfred Rushaj: Një merak kam nëse kandidatët do shprehen sot për atë mund të kemi një problem nëse do jenë nesër në bordin e autoritetit në lidhje me konfliktin e interesit, do kërkoja që mos i përjashtojmë që tani në vendimmarrje por për parimin e stategjinë që kësaj cështje ti shkojnë deri në fund e të dalin me një strategji konkrete.

Eduard Shalsi: Po ta dija këtë ndërhyjre s’do ta jepja fjalën, me humor po e them këtë se ne pyesim pastaj gjykojmë mbi aftësine e tyre për t’u shprehur, do na lejonte të kuptonim priofesionalitetin, pjekurinë e maturinë e tyre.

Edmond Spaho: Jo vetëm kaq por ne do i detyronim të dy kandidatët të pozicionoheshin politikisht e për këtë cështje dihet që kemi pikëpamje të kundërta dhe kjo ndodh para votimit, që s’është normale.

Eduard Shalsi: S’jam në dijeni të pikëpamjeve të kundërta se që të kemi dijeni duhet ti shprehim edhe njëra palë edhe tjetra.

Spaho: Janë shprehur fare qartë.

Eduard Shalsi: Të lutem po flasim nga pozitat e parlamentit e ne jemi parlamentare, të lutem do e marrësh mikrofonin, mos i ndërhyjmë njëri tjetrit, unë e bëra pyetjen, përgjigja ju takon ju ta jepni, thashë është pjesë e të gjykuarit mbi kapacitetin aftësinë maturinë tuaj nesër nëse do jeni në pozitat e anëtarit të këshillit të konkurencës.

Eltjon Halimi: E kam ndjekur debatin qoftë si qytetar, vetë autoriteti ka bërë disa njoftime në media për këtë ngjarje, për një hetim që ka bërë në korrik 2020, s’mund të gjykoj e të jap asnjë për vendimin ose si janë shprehur pasi ska informacion, por nëse do isha anëtar i këtij komisioni, kisha për të shqyrtuar e analizuar nga ana ligjore e logjikës gjithë hetimin që Sekretariati i Autoritetit të Konkurencës ka shqyrtuar, dokumentet që kompanitë që kanë për të sjellë në autoritet, për të vlerësuar nëse rekomandimet dhe detyrimet që komisioni në korrik iu ka vendosur e do dëgjoja e kolegët anëtarë të tjerë, duke pasur parasysh dhe interesin e familjeve e ekonomisë së tyre kisha për të vendosur.

Rezana Konomi (Perolla): Për të kuptuar vendimmarrjen finale, që daton në korrik 2020, duhet të kuptojmë si operon autoriteti, ka sekretariat teknik që kryen hetimet për shkeljet e pretenduara, është raporti që harton ky sekretariat që ia delegon komisionit për vendimarrje. Nëse ky raport është i plotë dhe vendimmarrja do jetë e bazuar në këto fakte dhe evidenca.

Nga ato që janë publike, sa di unë, konstatoj që nëse vendimarrja ka qenë në 2020 për sjellje të bashkërenduar, firmave në atë kohë u janë caktuar kushte e detyrime, duhet të ishin në monitorim këtë kohë, kur komisioni shprehet për gjobë sot për një shkelje që ka ndodhur 1 vit para s’ka idhje me situatën aktuale.

Cmimi nuk është për t;u marrë autoriteti, mund të jetë indicie për të shkuar te sjellja që cfarë fshihet pas saj, jo cmimi, tregu e dikton cmimin sjellja që fshihet pas është evidenca për të kuptuar apo nëse janë luhatje normale në kohë krize apo pandemie,
cmimi është indicie.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“U trondita kur i pashë në faqe +18!”/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për… Ka qenë me dëshirën e palëve

23:02 / October 1, 2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026

Rama publikon foton me presidentin amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që është AI

21:37 / October 1, 2026

Tragjedi, 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni

21:16 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.