Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Opozita i thotë “Po” kërkesës së PS për Vettingun, Alibeaj: Do votojmë pro zgjatjes së mandatit të KPK dhe çdo iniciativë në interes të qytetarëve

23:01 / October 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alibeaj1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa PS ka kërkuar bashkëpunimin e PD për votimin e ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të institucionit të vettingut për gjyqtarët që ende nuk e kanë kryer këtë proces, ka ardhur edhe përgjigja pozitive nga demokratët.

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj  tha në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv se  do të votohen ndryshimet Kushtetuese që duhen për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në mënyrë që të çmontojmë këtë regjim.

“Këta të PS kërkojnë shtyrjen e mandatit të vettingut, ka vetëm një busull të vetëm që jemi të detyruara për ta kërkuar edhe për ta mbështetur me votën tonë. Çdo iniciativë e cila shkon në interes të publikut dhe shkon drejt çmontimit të këtij shteti që ka eliminuar të gjitha elementet e ndarjes së pushtetit dhe demokracisë, jo vetëm do japim votat, por do të kërkojmë me forcë që të largojmë këtë regjim”, tha Alibeaj

Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye mazhoranca ka artikuluar se do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të bashkëpunojnë në këtë aspekt.

kerkeses Opozita vETTINGUN
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.