Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rikthehen pas 7 orësh Facebook, Instagram dhe WhatsApp

02:09 / October 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zuckerberg 2 600
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej më shumë se 7 orësh rrjetet sociale të platformës Facebook janë bllokuar, por duket se “telasheve” u ka ardhur fundi. Sipas DownDetector, problemet për Facebook, Whatsapp dhe Instagram filluan rreth orës 16:44 duke prekur ndjesësit në rang global. Sigurisht që kjo mundësi u shfrytësua nga konkurrentët e Twitter, të cilët nuk humbën asnjë mundësi për të mirëpritur përdoruesit e rrjeteve sociale. Të njëjtin rrjet social përdori edhe shefi i komunikimit në Facebook, Andy Stone shkroi ishin të vetëdijshëm që po hasnin disa probleme me aplikacionet, por duket se nuk do të zgjaste pak.

Për 7 orë që Facebook nuk u përdor pasuria personale e Mark Zuckerberg ka rënë me gati 7 bilion dollarë në pak orë, ndërsa kompania e tij ka shënuar rënien më të madhe në bursë që prej vitit 2020, në më shumë se 5%. Problemet ishin aq të mëdha me sistemin, saqë as punonjësit e Facebook nuk futeshin dot më në zyra pasi për shkak të ndërhyrjeve kartat e identifikimit nuk po u funksionin. Por duket se nuk kemi të bëjmë me një hackerim të dhënash.

Dy anëtarë të ekipit të tij të sigurisë, të cilët folën në kushte anonimiteti për “NYTIMES” sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht, thanë se nuk ka gjasa që të ketë ndodhur ndonjë sulm kibernetik sepse një hakim nuk kishte gjasa të prekte kaq shumë aplikacione në të njëjtën kohë. Edhe kësaj here, ata kanë bërë me faj “një konfigurim i gabuar i kompjuterëve të serverëve të Facebook”, që nuk i lejonte njerëzit të lidheshin me faqet e tij si Instagram dhe WhatsApp.

Ndërsa ekspertët e sigurisë i thanë Reuters se problemi ndoshta është shkaktuar nga një kombinim i gabimeve. Sipas tyre ky mund të jetë rezultat i një gabimi të brendshëm, por edhe sabotimi nga një faktor i brendshëm është teorikisht i mundur. Por ajo që bie në sy është fakti se e gjitha ndodhi pas deklaratave të ish-menaxheres 37-vjeçare të Facebook, Frances Haugen e cila punoi me çështjet e integritetit qytetar në kompani thotë se dokumentet tregojnë se Facebook e di se platformat e tij janë përdorur për të përhapur urrejtje, dhunë dhe dezinformata, dhe se kompania është përpjekur t’i fshehë ato dëshmi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

17:30 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Tiranë/ Autori në kërkim

12:27 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.