Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lëviznin me mbi 2 kg eksploziv brenda “Benz-it” në Kukës, shoferi ja mbath sapo sheh policët

11:02 / October 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eksploziv 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Kukësit ka sekuestruar 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv, duke shpallur në kërkim një 30-vjeçar dhe arrestuar bashkëpunëtorin e tij.

Blutë e Kukësit njoftojnë se gjatë një aksionit kanë lokalizuar, në afërsi të fshatit Myç-Mamëz, mjetin tip “Benz”, me të cilin udhëtonin shtetasit K. N. dhe Sh. R.

Sapo ka parë policinë, drejtuesi i mjetit, Sh. R., ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet, ndërsa bashkëpunëtori i tij është kapur, si dhe është sekuestruar eksplozivi.

Njoftimi i policisë:

Qarkullonte me lëndë eksplozive me vete, shpallet në kërkim 30-vjeçari.
Vihet në pranga bashkëpunëtori i tij.
Sekuestrohen 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve plasëse, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative se në një mjet kishte lëndë plasëse eksploziv, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në afërsi të fshatit Myç-Mamëz, mjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonin shtetasit K. N. dhe Sh. R.

Drejtuesi i mjetit shtetasi, Sh. R., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit K. N., 31 vjeç, banues në fshatin Qinamak, i cili ishte pasagjer në automjetin ku u gjet lënda eksplozive.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh. R., 30 vjeç, banues në fshatin Qinamak dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, municioneve luftarake apo lëndëve plasëse”, kryer në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.