Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të qytetarëve, kanë konstatuar se shtetasi F. K., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, në brendësi të pasaportës së tij kishte vendosur një kartëmonedhë 20 euro, me qëllim shmangien e masës administrative, pasi kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në Greqi.
Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në DVP Korçë, filluan procedimin penal ndaj 21-vjeçarit, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
