Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Dashamir Xhepën, i cili në shkurt të 2019 vrau kunatën e tij, nusen e vëllait.
Krimi i rëndë ndodhi në shkurt 2019, ndërkohë Xhepa u arrestua në një hotel në Peshkopi, ndërsa efektivët e policisë ishin kamufluar si klientë.
Gruaja 49-vjeçare, Lirie Xhepa nëna e 4 fëmijëve, u gjet e pajetë pranë kodrave të liqenit të Sharrës.
“Kishim konflikte për pronat pas ndarjes nga jeta të vëllait tim, na kishte ulur reputacionin e familjes duke krijuar mardhënie intime me të tjerë në fshat ndaj e vrara”-ka deklaruar Dashamir Xhepa, para gjykatës.
