Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu .Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka vlerësuar punën e Veliut në krye të Policisë së Shtetit në 4 vitet e fundit.
” Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan Rama.

