Rritja e çmimeve në mënyrë të menjëhershme dhe të papërballueshme për qytetarët ka sjellë një reagim nga ana e tyre. Protesta të shumta janë lajmëruar në qytete të ndryshme.
Protesta më e madhe pritet ditën e nesërme ku qytetarët shqiptarë do të protestojnë përballë kryeministrisë. Personazhe të njohur kanë shpërndarë në rrjete sociale thirrje për bashkim në protestë në orën 17:00.
“Ja ashtu rastësisht! Kam një punë dhe rruga më bie nga: Kryeministria të mërkurën, ora 17:00,”-shkruhet në poster, ndërsa fjalia shoqërohet edhe me disa simbole të produkteve, çmimet e të cilave janë rritur.
