Një 34 vjeçar me inicialet T.K i shpallur në kërkim pr falsifikim dokumentesh shëndetësore dhe vulash është arrestuar në aeroportin e Rinasit.
Mësohet se në momentin kur është arrestuar, 34 vjeçari sapo kishte ardhur nga Gjermania.
Njoftimi i Plotë:
Sherbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhërit për shtetasin në kërkim T. K, 34 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetsore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. Ky shtetas u kap në Pikën Kufitare Rinas, duke ardhur nga Gjermania.
