Restoranti i kuzhinierit me origjinë shqiptare Rene Rexhepi është zgjedhur si restoranti më i mirë në botë. Restoranti Noma në Danimarkë, është zgjedhur nga The World’s 50 Best, gjatë një kompeticioni që u zhvillua mbrëmjen e kaluar. Lajmin për fitimin e vendit të parë e ka dhënë vetë kompeticioni me anë të një postimi në Twitter.
“Zonja dhe zotërinj, Nr. 1 në 50 Restorantet më të Mirë në Botë 2021, të sponsorizuar nga S.Pellegrino & Aqua Panna, është Noma në Kopenhagen, Danimarkë! Duartrokisni së bashku për kuzhinierin Rene Rexhepi dhe ekipin e tij!,” shkruhet një njoftimin e The World’s 50 Best.
