Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rritja e çmimeve të naftës, gazit e bukës/ Guvernatori i BSH: Pritshmëritë, për tremujorin e tretë. Ja si do reagojmë

17:36 / October 6, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sejko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një konferencë për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko foli mbi skenarët e mundshëm të rritjes së inflacionit dhe politikat që do të ndërmarrë institucioni që ai drejton.

Sejko tha se momentalisht në Shqipëri është rritur vetëm çmimi i naftës dhe i bukës, ndërsa ka pritshmëri për rritje në tremujorin e tretë të vitit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë bëri me dije se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit. Ai shtoi se nëse do të kemi një rritje të inflacionit mbi parashikimet atëherë do të reagohet me rritje të normës së interesit.

“Këshilli Mbikëqyrës i BSH vlerësoi se qëndrimi aktual i politikë s monetare mbetet i përshtatshëm. Rrjedhimisht Këshilli Mbikëqyrës vendosi të  lërë  të  pandryshuar normë n bazë  të  interesit në  nivelin 0, 5 për qind, gjithashtu të  lërë  të  pandryshuara normat e interesit te kredive një ditore, në  nivelet e 0,1 dhe 0,9 për qind”, tha Sejko.

“Rritja e çmimeve vjen si pasojë e inflacionit të importuar nga tregjet ndërkombëtare. Është rritur nafta, gazi dhe energjia veçanërisht në Eurozonë. Gjithësesi në tregun e brendshëm, me përjashtim të rritjes së çmimit të naftës dhe bukës nuk kemi parë rritje të çmimeve. Pritshmëria është për tremujorin e fundit të këtij viti dhe tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Në dimër nevoja për energji dhe gaz do jetë më e lartë. Gjithësesi është për tu parë si do reagojnë tregjet. BSH do monitorojë situatën dhe do të shohë si do të reflektohet kjo në inflacion. Nëse inflacioni bazë, pra i brendshëm do rritet më shpejt se parashikimet, ne do reagojmë. Do kalojmë në politikën monetare shtrënguese, pra me rritje të normës së interesit”, vlerësoi guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Sejko u shpreh se rritja ekonomike shënoi nivelin 17.9 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërsa shtoi se ekonomia shqiptare tanimë ka rikuperuar tërësisht humbjet e shkaktuara nga tërmeti dhe pandemia.

“Sipas të dhënave të  INSTAT-it rritja ekonomike shënoi nivelin 17.9 për qind në  tremujorin e dytë  të  kë tij viti. Kjo ecuri sugjeron se ekonomia shqiptare ka rekuperuar tërësisht humbjet në  aktivitetin ekonomik të shkaktuara nga tërmeti dhe nga pandemia. Analiza e të  dhënave të disponuara tregon se rritja e tremujorit të dytë , pasqyron jo vetë m efektin e fortë  bazë  të  rënies ekonomike gjatë tremujorit të  dytë  të  vitit të  kaluar, por edhe gjerë sinë  dhe forcë n e faktorë ve që kanë ushqyer rritjen në  gjysmë n e parë  të  kë tij viti.

Po ashtu analiza e të dhënave sugjeron për norma të  shpejta rritje edhe gjatë  tremujorit të tretë, por edhe gjatë gjysmës së  dytë të kë tij viti. Rritja e aktivitit ekonomik shfaqet në bazë të gjerë. Në terma të kërkesës agregate ajo pasqyroi zgjerimin e konsumit dhe të  investimeve private, rritjen e shpenzimeve buxhetore, si dhe zgjerimin e eksporteve të  mallrave dhe shpenzimeve. Në  terma sektorialë , kjo rritje pasqyroi zgjerimin e aktivitetit ndërtues, industrial dhe të shërbimeve. Punësimi u rrit me 1.1 për qind gjatë tremujorit të dytë, ndërsa shkalla e papunësisë zbriti në nivelin e 11.6 për qind“, u shpreh ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Qeveria miraton projektligjin për rezervat e naftës dhe nënprodukteve të saj, administrator do të jetë shteti

21:39 / September 16, 2026

Shpenzimet për arsimin e fëmijëve, deri në 100 mijë lekë zbritje nga baza tatimore për prindërit dhe kujdestarët ligjorë

23:02 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.