Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e sotme në afërsi të plazhit të Gjeneralit.
Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, duke djegur 3 banesa në fshatin Domen dhe Bardhoj, ndërkohë që rrezikohen edhe disa shtëpi të tjera.
Ende nuk bëhet me dije shkaku i rënies së zjarrit, por raportohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore në këtë zonë.
Zjarrfikësja e ka të pamundur të ndërhyjë për shkak të terrenit të vështirë.
