Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Protesta për rritjen e çmimeve përpara Kryeministrisë, shpallen në kërkim 3 persona

13:50 / October 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 7 1 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranes ka shpallur ne kerkim 3 persona si pergjegjes per bllokimin e rruges te Bulevardi Deshmoret e Kombit nje dite me pare.

“Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë“, njoftoi policia.

Njoftimi i plote:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H, 45 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banesës. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një peshore elektronike.

Po nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit U. C, 41 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banesës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit N. L, 47 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. C, 29 vjeç, pasi në fshatin Fushë-Domje, duke ecur indietro me mjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin G. L, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

B. M, 17 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi ka përplasur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes mjetin me drejtues shtetasin G. K. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. H, pasagjere në mjetin me drejtues G. K, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve;

E. P, 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

N. M, 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. L, 35 vjeç, pasi në Kamëz, në bulevardin “Nënë Tereza”, duke drejtuar tej normave të shpejtësisë të lejuara dhe pa leje drejtimi mjetin tip “BMV” i është bërë shenjë ndalimi dhe në kohën që i janë kërkuar dokumentet, ka braktisur mjetin dhe është larguar.

Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin N. M, 40 vjeç, sepse nnë fshatin Peqinaj, duke pastruar barishtet me anë të zjarrit, për shkak të erës, zjarri është përhapur dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe ullinjsh dhe një banesë e vjetër e pabanuar.

Më datë 06.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve, N. L, V. K, A. G dhe E. K, pasi në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, kanë bërë bllokimin në mënyrë të paligjshme të rrugës, duke penguar qarkullimin e mjeteve, të identifikuar si pjesmarrës dhe organizatorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Mosbindje civile’ rrugëve të Tiranës, protestuesit “luftë” me Policinë prej tetë orësh

23:00 / October 13, 2026

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut me strukturë druri. Banorët hedhin ujë nga ballkonet

22:40 / October 13, 2026

Protesta në Tiranë, MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara

21:39 / October 13, 2026

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.