Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Burri i kërkoi marrëdhënie poligame, shokon gruaja me shami: Pranova lidhjen, por jo dhunën. 43-vjeçarja çon në burg babain e 8 fëmijëve

18:45 / October 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Poligami 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E bërë sa një grusht, nga frika dhe dhuna që bashkëjetuesi ushtroi prej 13 vitesh mbi të dhe fëmijët, Etleva e ka të vështirë të rrëfehet para kamerave.

Me veshjen islame përball një burri, që nuk ka njohur në asnjë çast besimin dhe respektin ndaj femrës, kjo nënë shokon me jetën e saj, kur thotë se u godit me thikë edhe çekiç dhe humbi ndjenjat. 53-vjeçari Suri Topi nga Dibra, që prej 17 qershorit ndodhet pas hekurave në burgun 313 në Tiranë, pasi 43-vjecarja mori guximin ta denonconte.

Dhuna nisi që në fillim të bashkëjetesës, nuk ishte i qetë edhe pse erdhën në jetë fëmijët. Me Suriun u njoha në xhami kur faleshim. Ai ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë. Më propozoi të jetoja me të edhe gruan e tij. Unë pranova…(hesht dhe ulë kokën). Sipas fesë islame lejohet që burri të martohet me 4 gra, ndaj vendosa ta quaja burrin tim, zbatova parimet e fesë time.

Nusja e tij nuk donte dhe i kërkoi më pas divorcin. Jam përballur me ish-bashkëshorten e Suriut dhe ajo më tha që nuk ke punë me të. U zumë dhe ajo më ofendoi, por unë nuk zbatova ligjin por parimet e fesë time. Nuk jam penduar pse e mora, por vetëm dhuna u bë problemi.

Në 90 minuta transmetim, Etleva Sorra tregoi arsyet pse kishte duruar dhunën për vite të tëra dhe pse në qershorin e këtij viti bëri denoncimin në polici.

Familjarët e tij nuk reagonin nga dhuna, që ai ushtronte mbi mua, sepse thonin që kur unë nuk reagoja pse duhet ta bënin ata. E kam duruar për shkak të opinionit publik dhe fëmijëve. Unë isha mësuar por kur filloi me vajzat nuk munda ta duroj. Vajzat agjëronin dhe ai i dhunonte. Ai po bënte një kotec për pulat dhe pse nuk mbajti dërrasën vajza, ai e goditi me çekiç. Kur unë shkova për ta mbrojtur time bijë ai më dhunoi edhe mua. Natën e 17 qershorit që e denoncova ishte kulmi, kur nuk durova dot më.

Tashmë ai ndodhet në paraburgim. Që prej qershorit jetoj e vetme me fëmijët dhe nuk kam shkuar ta takoj në burg. Unë kam vendosur të ndahem nga ai. Këto muaj pa atë kemi qenë shumë të qetë, sidomos fëmijët.

Ajo që e bën më të dhimbshme këtë histori është pohimi që bëjnë fëmijët për dhunën, skenat e së cilës jo vetëm i kanë parë tek nëna por edhe i kanë përjetuar fizikisht.

Vajza e madhe: Nuk e kam ndjerë dashurinë e babait. Jemi më të lumtura tani që babai është në burg, pasi ai na dhunonte gjithmonë. 
Vajza e vogël: Unë kam frikë nga babai, ai na qëllonte cdo ditë, edhe mua edhe motrave dhe vëllezerve ( duke qarë)

Sot, edhe pse pohon se ndjehet e çlirëruar dhe më e qetë kjo grua duket se ka dilemat e saj, nëse ka bërë veprimin e duhur. E vetme me 5 fëmijë ajo jeton mes skamjes dhe lëmoshës, në një banesë të dëmtuar në zonën e Kasharit, nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga dhuna duket se kanë shpëtuar, por fëmijët kanë një tjetër frikë, atë të banesës që u rrezikon jetën çdo ditë. Në fund të programit reagon Bashkia e Tiranës, e cila lidhet me redaksinë e programit dhe jep lajmin e mirë për të ndihmuar nënën dhe 5 fëmijët e mitur.

615f1c7512000familja me blur

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

17:30 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Tiranë/ Autori në kërkim

12:27 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.