Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët lidhur me propozimet e opozitës për përballimin e krizës, e konsideroi një atavizëm të kohës së Sudes dhe Vehbiut. Arka e shtetit nuk mund të rijë bosh tha ai.
“Së pari, do ju kërkoj të verifikoni atë që thashë dje në Parlament e që po them sot këtu. Verifikoni sa ka qenë çmimi i naftës në vitin 2013. Teoria ul këtu e hiq aty, ka një problem. Këto janë të gjitha para që ikin e pastaj me çfarë do i bëj qeveria mbrojtjet nëse heqim të gjitha mundësitë financiare që krijohen nga kontributet dhe çfarë?
Në aspektin e instrumentave të mbrojtjes jemi shëm të qartë çdo bëjmë, kurse këto kërkesat me bëje rrafsh arkën e shtetit se shifemi nesër janë atavizma të kohës së Sudes e Vehbiut”, tha Rama.
