Ekipi i Britney Spears dëshiron të sigurohet që ajo të jetë e përgatitur për sukses në rast se kujdestaria e saj përfundon këtë vit. Por babai dhe ish-kujdestari i saj, Jamie Spears, vazhdon të shqetësohet për diçka pas fundit të kujdestarisë.
Një burim për Page Six tha se Jamie është i shqetësuar se si Britney do ta përballojë të qenit e vetme për herë të parë pas 13 vjetësh.
“Ekziston një shqetësim i vërtetë nga ana e Jamie se Britney do të përballet me sfida nëse kujdestaria merr fund dhe se ajo nuk do të dijë t’i përballojë ato siç duhet,” tha burimi.
Ndërsa pas kësaj, një burim pranë Britney-t tha:
“Jamie flet sikur Britney do të hidhet tek ujqërit dhe pritet të kujdeset për veten pa ndonjë ndihmë, por ajo ka një sistem të fortë mbështetës rreth saj, përfshirë të fejuarin e saj të ri, Sam Asghari.”
Jamie Spears ka pasur kujdestarinë e të bijës që prej shkurtit të vitit 2008, por një gjykatës në Los Angeles e pezulloi atë më 29 shtator të këtij viti, pasi Britney e përshkroi babanë e saj në gjykatë si “abuziv”.
Fati i kujdestarisë do të përcaktohet në një seancë dëgjimore më 12 nëntor.